Opinion

Nëse duam shtet ligjor, politika ta le rehat Prokurorinë!

10/12/2020 19:23
nga:Shemsi Jashari

Shkruan Shemsi Jashari:

I pa pranueshem dhe nderhyrje në drejtësi, reagimi i kryetarit të LDK-së,z.ISa Mustafa, për rastin e dyshimit për keqperdorim të detyrës zyrtare nga kryetari i Istogut z.Haki Rugova(LDK).

Prokuroria e shtetit dhe gjykata duhet të mos ndikohen nga interesat politike dhe të ndërrmrin veprime conform ligjit pavarsisht pozitave që mbajne të dyshuarit për vepra penale.

LDK-ja dhe secila parti kanë premtuar një gjyqësor të pavarur dhe kundër ndërhyrjeve në drejtësi, prandaj tendenca për të zgjedhur- diktuar se cilët prokuror apo gjyqëtar do ta trajtojnë lëndën e z.Rugova, përveç që është në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve është edhe e paligjshme.

Kjo sjellje dhe reagime të tilla që kur preken anëtarët e partive ne pushtet dalin kundër prokurorisë dhe gjyqësisë dërgon sinjal të keq dhe ndikon në besimin e qytetarëve në drejtësi.