Sporti

Nëse Barça s’e mposht Atleticon, Setien shkarkohet

06/30/2020 13:59
nga:M K

Ani pse siguruan shërbimet e Miralem Pjanic, duket se atmosfera në kampin katalunas vazhdon të jetë e zymtë.

Kjo për shkak të rezultateve jo aq të mira dy xhirot e fundit, ku po raportohet se këto vijnë si pasojë e marrëdhënieve jo të mira në dhomat e zhveshjes, përcjell GazetaBlic.

Sipas mediave nga gadishulli Iberik, nëse sonte Barcelona nuk arrin fitore përballë Atletico Madridit, Setien do të shkarkohet menjëherë, ndërsa skuadrën hipotetikisht deri në fund të edicionit do ta drejtojë trajneri i Barcelona B, Garcia Pimienta.

Gjithsesi, sonte nga ora 22:00 pritet të konfirmohet gjithçka, ku “verdhë e kuqtë” nga “Camp Nou” do të kërkojnë fitoren në mënyrë që t’i mbajnë gjallë edhe ato pak shpresa për titull.

/GazetaBlic/

08/12/2020 15:43

Barcelona, skuadra me moshën mesatare më të vjetër nga çerekfinalistët aktualë në Ligën e Kampionëve