Lajme

Nëntë ndërmarrje publike me 95 milionë euro borxhe

09/06/2018 09:27
nga:A. R.

Më shumë se 95 milionë euro është shuma e borxheve të nëntë ndërmarrjeve publike qendrore e lokale.

Në raportin vjetor Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se detyrimet afatshkurta të tyre janë në vlerë mbi 10 milionë euro, derisa detyrimet afatgjata kalojnë shumën e mjeteve prej më shumë se 65 milionë eurosh.

Duke u bazuar në raportin e ZKA-së shihet se të hyrat e ujësjellësit “Prishtina” gjatë vitit që lamë pas kanë qenë 15.9 milionë euro, shpenzimet 15.4 milionë euro, detyrimet afatshkurta 2.1 milionë euro, derisa detyrimet afatgjata 58.1 milionë euro, shkruan “Zëri”.

Po ashtu edhe ujësjellësi “Hidrogjeni Jugor” në Prizren gjatë vitit që lamë pas ka pasur të hyra prej 5.4 milionë eurosh, shpenzime prej 5.3 milionë eurosh, detyrime afatshkurta në vlerë prej 3.7 milionë eurosh, si dhe detyrime afatgjata në vlerë prej 9.6 milionë eurosh.

Duke i krahasuar me këto dy të parat në gjendje më të rëndë është Stacioni i Autobusëve në Prishtinë dhe sipas të dhënave të ZKA-së shihet se gjatë vitit që lamë pas ka pasur të hyra prej 1 milion eurosh, 1.3 milionë euro shpenzime, ku në fund të vitit financiar humbjet e kësaj kompanie kanë qenë 224 mijë euro

11/14/2018 09:24

Për 250 euro borxh që nuk i pagoi, vajzës ia publikuan disa fotografi intime