Lajme

Nënshkruhen 114 deputetë, por në seancë morën pjesë vetëm 30

06/07/2018 08:55
nga:Gazeta Blic

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar dje seancën me 20 pikat e mbetura nga dita e martë, por në fillim të seancës janë nënshkruar 114 deputetë për mëditje, ndërsa gjatë seancës në sallë ishin vetëm rreth 30 deputetë.

Kështu në mungesë të kuorumit kanë dështuar të miratohen projektligjet që ishin në rend dite.

Mirëpo kjo gjë ndryshoi në pjesën e dytë të seancës pasi deputetët “u kërcënuan” me heqje të mëditjeve nga nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti.

Haliti ka thënë se nëse deputetët nuk paraqiten për votim në seancë pas pauzës së drekës do t’u hiqet mëditja dhe kështu pas pauzës deputetët u kthyen në sallë dhe votuan projektligjet në rend dite, shkruan “Zëri”.

Në mesin e tyre ishte edhe Projektkodi Penal i Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti dhe deputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi në seancën e djeshme janë përplasur për mëditjet e deputetëve.

E gjithë kjo ndodhi kur Haliti u ka thënë deputetëve se në orën 15:30 do të bëhet votimi i të gjitha ligjeve, të cilat shqyrtohen deri atëherë, por do të penalizohen me heqjen e mëditjeve të gjithë ata deputetë që pa arsye nuk vijnë për të votuar.

Dua t’u paralajmëroj tani që në orën 15:30 është votimi i ligjeve që i kemi shqyrtuar në lexim të parë. Kanë kohë të gjithë deputetët kudo që janë të vijnë. Të gjithë deputetët të cilët pa arsye nuk janë për të votuar autorizoj administratën e Kuvendit t’u hiqen mëditjet. Nuk ka këtu parti, këtu ka Parlament, kush nuk është e ka mëditjen e hequr”, ka thënë Haliti.

11/18/2019 18:44

Ndryshon “matematika” e formimit të koalicionit