Lajme

Nënkryetari i PDK-së- Vjosa Osmanit: Nexhmije Pagarusha kishte kërkuar mos të lëshohej “Baresha”, ishit e papërgjegjshme!

02/13/2020 11:38
nga:Y I

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi i ka reaguar Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani në lidhje me këngën “Baresha” të lëshuar në Kuvend në fillim të seancës plenare.

Krasniqi ka theksuar këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha kishte kërkuar që kjo këngë mos të shfaqej më as në televizione që nga viti 2012.

“Kjo është një shkarje nga ana juaj zonja Osmani, do të duhej të ishit më e vëmendshme” ka thënë Krasniqi në Kuvend raporton Gazeta Blic.