Lajme

Nënkryetari i PDK-së thotë se nuk japim asgjë për njohjen nga Serbia

10/30/2018 19:04
nga:Gazeta Blic

Uran Ismaili, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka qenë i ftuar në Info Magazine ku ka folur për fazën finale të dialogut me Serbinë.

“Ne me i dhënë diçka Serbisë, as që diskutohet. Asgjë nuk japim për njohjen nga shteti fqinj”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë se Thaçi mund ta promovojë idenë e tij që Lugina t’i bashkohet Kosovës, por bën të qartë se PDK edhe përmes dokumenteve ka treguar se “kufijtë e Kosovës janë të pacenueshme”.

Ismaili duke komentuar vizitën e Zëvendësndihmës sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, ka thënë se vizita e tij nuk ka qenë turistike.

“Kjo vizitë ka pasur për qëllim që ta rrisë dinamizmin karshi marrëveshjes me shtetin fqinj”.
“Siç edhe dihet Kapitulli 35 ka qenë dhe mbetet si kushtëzim për Serbinë drejt rrugës për Bashkimin Europian”.

 

03/17/2019 20:55

Nënkryetari i PDK-së, deklarohet kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve!