Lajme

Nënkryetari i Malishevës: Rastet me Koronavirus në këtë komunë fillojnë që nga mosha 4 vjeç!

04/17/2020 22:09
nga:Y I

Dokumentari Expose Prodhim i “Gazeta Blic” këtë javë ka trajtuar çështjen e Pandemisë dhe përballinmin e saj nga qytetarët e Kosovës.

Me 13 Mars në vendin tonë u konfirmuan dy rastet e para me Koronavirus në Kosovë.

Ekipi i Expose ka qëndruar në zonën më të prekur me Koronavirus, Malishevë ku qetësia ka pllakosur qytetin dhe dëgjohen vetëm sirenat e autombulancave.

Kjo zonë po përballet edhe me një problem tjetër siç janë ethet hemoragjike ku deri më tani janë konfirmuar 17 raste të piskimit nga rriqrat.
Nënkryetari i kësaj komune Hajdin Berisha tregon se janë duke bërë angazhim të dyfishtë për parandalimin e Koronavirusit dhe pickimit të rriqrave.

” Nuk kemi raste të infeksionit, kemi raste të pickimit që është normale në periudhën që po kalojmë. Në këtë fazë shkojmë me evidentimin e personave, janë 17 raste me pickim të rriqrave dhe kjo ka nodhur për një periudhë 1 mujore. Secili pacient që e vëren se është picku shkon në Qendrën E Mjeksisë Familjare e heq rriqnën i bahet analiza dhe varësisht prej gjendjen i jepen udhëzimet konkrete. Me përcjell gjendjen. Jemi përgatit që në pak kohë me fillu edhe dizenfektimin pas për 6 vite e fitu betejën me ethet hemoragjike . Arsyeja se pse Malisheva ka një numër të madh te infektuarve me Covid 19 është arsyeja se pse në Malishevë janë marrë shumë mostra. Ka prej moshave prej 4 vjeç. 6 vjeç por edhe në moshën më të shtyrë por gjendja e tyre është stabile» tha Berisha për Expose raporton Gazeta Blic.