Lajme

Nënkryetari i LDK-së me kërkesë për Albin Kurtin: Taksa duhet të hiqet pa kushte

03/11/2020 00:26
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri edhe njëherë ripërsëriti qëndrimin e LDK-së rreth taksës në emisionin debatues “Click”.

“Definitivisht duhet me e largu pa kushte, është tu u zbardhë politika e reciprocitetit. Duhet politika të definohet qartë sepse në raste të caktume, ne mund të na sillet edhe si boomerang kjo politikë”, deklaroi ai.

Tha se reciprociteti është premtu si masë, kurse tarifa është trashëguar nga Qeveria Haradinaj.

“Definitivisht është rrezik, ky proces mund t’i kthehet boomerang Kosovës, qëndrimi i LDK-së është heqja e taksës pa kushte, masa e reciprocitetit është premtu si politikë, si instrument kurse tarifa është trashëguar, nuk është thyerje premtimi nëse nuk vendoset masa e reciprocitetit”, është shprehur Haziri.

Kusari- Lila: “Fitili” i tensionit Kosovë – SHBA është në Prishtinë

06/02/2020 21:15

U shkarkua nga Kurti, por Agim Veliu sërish do ti kthehet ministrisë së vjetër!