Lajme

Nënkryetari i AAK-së: Vendimi i qeverisë, antikushtetues – Kosova nuk duron diktaturë!

03/23/2020 22:36
nga:Norë Kelmendi

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se vendimi i Qeverisë, për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve për një kohë të caktuar, është një vendim antikushtetues!

Ai tutje ka thënë se ky vendim është zjarrvënie e shtetit në kohën më të dhimbshme të mundshme.

Shkrimi i plotë:

Qeveria mori vendim antikushtetues!
Tanimë me të vërtetë është rrezik. Kjo sjellje është e pafalshme. Nëse vazhdon kështu, pasojat do të jenë përtej koronavirusit.
Sinqerisht, çmendia nuk paska kufi.
Kam argumentuar për shpallje të gjendjes së jashtzakonshme, por jo për puç qeveritarë!
Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht!
Ky vendim është zjarrvënie e shtetit në kohën më të dhimbshme të mundshme.
Kosova nuk duron diktaturë

06/16/2020 16:22

​Haradinaj: AAK-ja ka bërë vepra të mëdha që janë ne themelet e shtetit