Showtime

Nëna e Marina Vjollcës do t’ju emocionojë me fjalët drejtuar së bijës

05/17/2018 15:07
nga:L I

Moderatorja e njohur Marina Vjollca sot feston ditëlindjen e saj të 28-të, shkruan Gazeta Blic.

Urimet kanë qenë të shumta që ajo ka marrë nga ndjekësit e saj, e qysh në orët e para padyshim se ka ardhur dhe urimi i bashkëshortit të saj, këngëtarit Getoar Selimi.

“Për botën, mund të jesh vetëm një person. Por për mua, ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”, ka qenë urimi i Getit në fotografinë e publikuar.

Nuk mungoi as urimi nga gjysma e saj siç e quan ajo, motrës, Luana Vjollca e cila nuk imagjinon dot jetën pa të.

“Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty, por as nuk dua ta imagjinoj! Gjithmonë bashkë Gjysma ime. Gëzuar ditëlindjen jetë. TË DUA”, ka shkruar Luana.

Por, ai më i veçanti vjen nga njeriu i saj më i shtrenjtë, nëna e saj, Maria Vjollca.

“Jam mama ma e lumtur në botë me nji shpirt të bukur si ti! Falenderoj Zotin për t! Edhe 100 vite të bukura ashtu me dashuri e rreze dielli që ti rrezaton për ne! Shpirti plot, pasuria ime” ka qenë urimi i ndjerë i nënës së Marinës.

10/19/2018 21:25

Luana Vjollca e ‘zjarrtë’ me fustan ngjyrë rozë, vë në pah linjat fantastike