Lajme

“Negociatat” e orëve të natës – LDK ofertë përfundimtare Vetëvendosjes

08/30/2019 13:00
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa dje i ka dhënë ofertën përfundimtare Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Siç merr vesh Gazeta Blic, kjo ofertë i është bërë mbrëmë vonë Vetëvendosjes.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë vonë i ka dërguar një ofertë Vetëvendosjes. Kjo ofertë ka të bëjë me atë që posti i kryeministrit të jetë me rrotacion. Në dy vitet e para të qeverisë kryeministër të jetë Vjosa Osmani, derisa në dy vitet e fundit të qeverisë, kryeministër të jetë Albin Kurti”, i kanë dhënë Gazetës Blic burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjithnjë, sipas këtyre burimeve, pritet që gjatë ditës së sotme Vetëvendosje ta shqyrtoj ofertën dhe t’i kthej një përgjigje LDK-së.

Ndërkohë, zyrtarisht askush as nga Vetëvendosje e as nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë dashur të flasin për këtë ofertë.

Krejt çka kanë konfirmuar zyrtarisht është që sot nuk është planifikuar për një takim zyrtar nga drejtuesit e dy partive.

Zëdhënësi i VV Arlind Manxhuka ka theksuar për Gazeta Blic se për sot nuk është paraparë ndonjë takim ndërmjet dy partive.

“Jo takim të paraparë për sot nuk ka“, ka thënë shkurt ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, sot në ora 12:00 të natës është afati i fundit, ku duhet të dorëzohen listat e partive apo të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Që nga dita kur Vjosa Osmani u nominua si kandidatë për kryeministre nga LDK, drejtuesit e dy partive, Isa Mustafa e Albin Kurti janë takuar disa herë për arritjen e një marrëveshje parazgjedhore, por që deri më tani ka rezultuar e kotë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,  për “Bota Sot” ka thënë se LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje pa kandidaten e saj për Kryeministër, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë për koalicion paszgjedhor nëse nuk zgjidhet kjo çështje paraprakisht.

‘Sebepi’ i një mos marrëveshje ndërmjet LDK dhe VV është bërë pozita e kryeministrit se cilës parti duhet t`i takoi në rast se këto dy subjekte politike arrijnë marrëveshje.

Lufti Haziri nënkryetar i LDK dhe njëkohësisht shef i shtabit të zgjedhjeve, të enjten në një paraqitje para mediave ka thënë se janë afër që me partinë e Albin Kurtit të arrijnë koalicion parazgjedhor.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje dje kanë konfirmuar se janë dukë punuar intensivisht që me LDK të arrihet marrëveshje.

Liburn Aliu deklaroi të enjten se me LDK dhe grupet punues LDK – VV do të punohet deri në “5 minuta para 12” të se premtes për gjetjen e një rrugë për të lidhur koalicion që nga të dyja taborët po llogaritet si fitues.

A do të ketë takim ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së, sot? Kjo është përgjigja e Vetëvendosjes!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

12/14/2019 22:11

“VV dhe LDK duhet të kthehen tek parimi i ndarjes së pushtetit, tê dakorduar para takimit të parë zyrtar”