Lajme

Negociata ‘sekrete’ LDK- AAK për raportin e  Bulliqit

02/22/2018 12:51
nga:A. R.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë duke u konsultuar për ta hequr raportin e Shpejtim Bulliqit nga marrëveshja që pritet të votohet.

Takimin e përfaqësuesve të këtyre dy subjekteve politike, Gazetës Blic ia ka konfirmuar një deputet i LDK-së, por i cili nuk ka dashur ti përmendet emri për shkak të zhvillimeve që janë duke ndodhur momentalisht.

Deputeti ka thënë se LDK po kërkon që raporti i Bulliqit të jetë vetëm si dokument informues por jo edhe si pjesë e dokumenteve që duhet të votohet.

“Ka shpresa, ka mbet veq AAK me ba një korrigjim e të tjerët të gjithë janë pro, por janë veq duke u harmonizuar subjektet”  ka thënë ai.

Seanca e thirrur qysh në orën 11:00 ende nuk ka filluar, të gjitha grupet parlamentare po zhvillojnë takime të ndryshme, por nuk po shprehin qëndrime publike se çfarë po bisedohet nëpër zyrat e tyre./GazetaBlic/

 

01/25/2020 09:09

Partitë politike të zhytura në borxhe, kërcënohen me përmbarim