Italia ka shënuar fitore minimale ndaj Shqipërisë.
Italianët mposhtën kuqezinjët me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Nedim Bajrami e nisi serinë e golave pas 23 sekondave lojë duke hyrë kështu edhe në histori të Kampionateve Evropiane pasi u bë realizatori më i shpejtë në këtë format.
Megjithatë italianët vërshuan përpara duke realizuar dy gola me Bastonin dhe Barellan në minutat 11’ dhe 16’.
Pas ndeshjes foli për media realizatori i golit të Shqipërisë.
“Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në histori. Italia është shumë e fortë duhet të vazhdojmë përpara. Duhet të shohim se çka duhet të përmirësojmë për ndeshjen ndaj Kroacisë”, tha Nedim Bajrami.
/GazetaBlic Sport.