Cult

Në Zym të Hasit, më 3 e 4 nëntor mbahet festivali “Ditët e Rakisë”

10/27/2019 13:05
nga:B. D

Pavarësisht se zonë relativisht e vogël gjeografike, Hasi është i njohur për festivale të ndryshme kulturore. Një festival që do të mbahet së shpejti në fshatin Zym të Hasit është festivali “Ditët e Rakisë”.

“Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, më 3 e 4 nëntor 2019 mbahet Festivali kulturor e trashëgimor “DITËT E RAKISË”. Ndaj, i ftojmë të interesuarit të marrin pjesë në këtë festival.

Pjesëmarrjen duhet ta konfirmoni më së largu deri ditën e premte, më 1 nëntor 2019, në numrin e celularit +383 (0) 44 124 295″, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre./kultplus/