Cult

Në Zym të Hasit inaugurohet shtatorja e Skënderbeut

12/19/2018 10:38
nga:Gazeta Blic

Në përfundim të jubileut të madh të 550-vjetorit tëGjergj Kastriotit – Skënderbeut, në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 22 dhjetor,në orën 11:00, mbahet manifestimi i madh “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Zym”, me ç’rast pritet të inaugurohet shtatorja e kryeheroit kombëtar shqiptar– Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

Mjetet (afro 30 mijë euro) për shtatoren e Skënderbeut, por edhe për rregullimin e ambientit e për organizimin e këtij evenimenti kulturor, i kanë siguruar banoret e Zymit, Shëngjergjit e të Bregdrinit, përkatësisht mërgimtarët e këtyre fshatrave që punojnë në shtetet e Ballkanit.

Megjithatë, Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit më 23 prill 2018 patvendosur që në Zym të ngritët monumenti i Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Zymjanët qysh në prill të këtij viti kontaktuan me skulptorin e mirënjohur Sadik Spahija, nga Tirana, dhe e kontraktuan monumentin dhe tani çdo gjë është gati.

Për mysafirët nga Prishtina që marrin pjesë atë ditë në Zym është siguruar një autobus, i cili i prit mysafirët para Ipeshkvisë së Kosovës (te Katedralja “Shën NënaTerezë”) dhe niset për Zym në orën 9:00. / KultPlus