Sporti

Në ‘Zahir Pajaziti’ luhet për kreun e tabelës

09/14/2018 13:51
nga:M K

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Njëri nga takimet më interesante pritet të zhvillohen në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi e pret ekipin kryesues momental të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, Flamurtarin, shkruan GazetaBlic.

Djelmoshat e Bylbyl Sokolit kanë shënuar tre fitore dhe vetëm një humbje deri më tani, për t’u pozicionuar kështu në pozitën e dytë, vetëm tre pikë më pak se kundërshtari i rradhës që i ka të gjitha fitore.

Disfatën e pësuan nga Drenica në javën e parë, derisa që nga atëherë nuk di as për barazim.

Flamurtari në anën tjetër, i ka befasuar të gjithë gurmanët e futbollit kosovar, duke fituar të gjitha ndeshjet deri më tani, ndërsa kundërshtar e patën Ferizajin, Dritën, Kekun dhe Lirinë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, ndërkaq ne do t’iu raportojmë gjatë gjithë kohës për këtë duel dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/

12/06/2018 11:53

Kombëtaret U17 dhe U19 mësuan rivalët për kualifikimet e Evropianit