Lajme

Në VV nuk e dinë kur takohen Kurti-Mustafa, gjithçka është në dorën e Albin Kurtit

12/24/2019 14:50
nga:B. D

Pak më parë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbajti një takim të shpejtë me strukturat e saja, ku kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, deklaroi se nuk ka asgjë të re sa i përket takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurtin, shkruan GazetaBlic.

Mustafa shtoi se Kurti duhet ta bëj ftesën dhe LDK menjëherë do i përgjigjet.

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se nuk ka informacion nëse Kurti dhe Mustafa do të zhvillojnë ndonjë takim.

Ajo tha se për momentin nuk e ka ndonjë informacion të tillë për takim, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë dhe ndodh që mund të ndodh një takim me s dy palëve, por që një informatë zyrtare nuk e ka.

“Për momentin nuk kam asgjë për të deklaruar, kur të kem ndonjë informatë do të deklarohem”, tha ajo.

“Çdo moment mundet diçka me ndryshu, por për momentin nuk e kam një informatë”, shtoi Mulhaxha-Kollçaku për GazetaBlic.

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria