Lajme

“Në tri ditët e ardhshme presidenti i jep mandatin LDK-së, Qeverinë e re e kemi javën e parë të majit”

04/19/2020 15:43
nga:E Sh

Analisti politik, Ramush Tahiri, për GazetaBlic ka thënë se në tri ditët e ardhshme, presidenti do ta kalojë mandatin tek partia tjetër, ndërsa i bindur tha se qeverinë e re Kosova do ta ketë javën e parë të majit.

Tashmë kur Vetëvendosje po refuzon ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re dhe presidenti ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjigje nga partia e dytë nëse e para dështon, Tahiri shprehet se të gjitha procedurat janë në rregull për ta dërguar tutje çështjen e mandatarit.

“Unë pres që dy-tri ditët e ardhshme, mundet që nesër, presidenti t’ia japë mandatin LDK-së për me e formu qeverinë. LDK duhet ta caktojë një mandatar që presidenti ta dekreton dhe atëherë fillon afati 15 ditësh me bë koalicionin qeverisës, kabinetin e ministrave dhe me u votu në Kuvend. Pres që qeverinë e ardhshme ose votimin në Kuvend do ta kemi javën e parë të majit, ose më së largu deri 15 maj. Procedurat janë krejt në rregull, nuk i kuptoj që thonë se ka mangësi kushtetuese e ligjore aq më pak kur e ka dhënë një vendim në vitin 2014”, tha ai.

“Lëvizjen e bënë presidenti, e ka çu letren tek VV, VV nuk i ka kthy përgjigje por e ka pranu letrën dhe ka komuniku për mënyrën e letrës. Afati i dërgimit dhe pranimit të letrës është 15 ditë, ka kalu dhe prej të hënës presidenti është i lirë mandatin e qeverisë me ia dhënë partisë tjetër”.

Por, sipas Tahirit edhe pse VV-ja mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit nuk do ta vë për shqyrtim fare.

“VV mundet me u anku në Gjykatën Kushtetuese dhe me kërku pezullimin e masës, por sipas meje, GJK nuk e merr fare në shqyrtim por në procesin paraprak e refuzon sepse thotë se ka vendosë një herë për këtë në 2014. VV mundet me e çu çështjen në Gjykatë, asgjë nuk mundet me bë tjetër”, shtoi ai.

Ndërsa, ka pohuar për reagim të VV-së pas krijimit të qeverisë së re nga partitë e tjera të koalicionit të mundshëm LDK-AAK-Nisma.

“VV ka me pasë reagim, uroj që VV të mos përdorë më gaz lotsjellës si më parë dhe mos me pasë masa të dhunshme. Por meqë ka qenë në pushtet, ka fitu përvojë dhe të gjitha reagimet i ka të ligjshme e parlamenatre, pa pasë nevojë të dalë në rrugë”, tha Tahiri, raporton GazetaBlic.

 

Më shumë se tri javë kanë kaluar prej se Kosova është me Qeveri të shkarkuar pasi 2/3 e deputetëve të Kuvendit vendosën për rrëzimin e saj.

Sot, Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka asnjë dilemë se do ta marrë mandatin për të formuar Qeverinë e re posa të mandatohet nga Shefi i Shtetit bazuar në Kushtetutë.

Isa Mustafa: Po, do ta pranojmë mandatin nga presidenti dhe menjëherë do ta formojmë qeverinë

 

06/29/2020 18:54

Paralajmëron zyrtari i LDK-së: Edhe PDK po futet në Qeverinë e Kosovës, Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq po duan ta ndajnë Kosovën