Lajme

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 132 pacientë me COVID-19, 28 prej tyre në gjendje të rëndë

09/15/2021 09:17
nga:M K

Gjendja me pandeminë në vend vazhdon të jetë ende e rënduar, ani pse ditëve të fundit ka pasur rënie të vogël të numrit të të infektuarve.

Por, ende vazhdon të mbetet numër i lartë i pacientëve që po trajtohen në spitale.

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 132 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga ky spital, 113 pacientë janë në oksigjenoterapi, 9 janë në CPAP dhe 28 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 16 pacientë.