Lajme

Në Shtime konfiskohen katër traktorë me drunjë

06/20/2019 14:53
nga:Xheneta Uka

Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore të Stacionit Policor në Shtime, në mbështetje të Njësisë për reagim të shpejtë nga DRP Ferizaj, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjëve.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, në fshatrat Reqak, Mollopolc dhe Petovë ,njësitet policore kanë arrestuar pesë (5) persona dhe janë konfiskuar 4(katër) traktorë si dhe një sasi e drunjtëve duke u transportuar në mënyrë ilegale.

Gjithashtu, në fshatin Petrovë ,në oborrin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur rreth 200 metra drunjë pa dokumentacion të nevojshëm –të prera në mënyrë ilegale.

Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast,si dhe konfiskimin e masës drunore.

Plani operativ është në vazhdim