• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Në shtëpinë luksoze të ‘marrëveshjeve të mëdha’, aty ku Behgjet Pacolli ka pritur plot politikan

03/15/2019 22:33
nga:FL.B

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka folur edhe për shtëpinë e tij e cila në opinionin publik jo rrallëherë është thirrur me epitetin si ‘shtëpi e marrëveshjeve të mëdha’.

Pikërisht në këtë shtëpi në një intervistë për emisionin “BlicInterview”, Pacolli ka folur rreth takimeve të shumta që janë bërë duke pranuar se shtëpia e tij ka shërbyer si një platformë e zgjatur e institucioneve, ku thotë se janë marrë vendime të mëdha.

Unë krejt këtë pyetje dua të jem konstruktiv sepse në shpirt jam konstruktiv. Dhe është shumë e vërtetë mund të them që shtëpia ime ka shërbyer pak a shumë si një platformë e zgjatur e institucioneve ku janë marrë vendime të mëdha. Shembull, këtu është zgjedhur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahijaga, duku në hapësirat e kësaj ndërtese dhe këtu ka qenë një ardhje e një shkuarja e shumë njerëzve në atë kohë. Pothuajse në shumë kriza politike do të thotë zgjidhja është parë këtu.” – ka thënë Pacolli.

Ai ndër të tjerash ka shtuar se ideologjia e tij është pajtuese dhe konstruktive derisa ka treguar se kur është pyetje shtet ndërtimi, toleranca e tij është parë në front.

/ © GazetaBlic /

05/25/2019 12:25

Gjykata e tenderëve anulon për të dytën herë “fituesin” për Hartën Zonale të Rahovecit