Lajme

Në Shqipëri sot nis Dita e Verës

03/14/2024 09:28
nga:N K

Më Shqipëri sot festohet Dita e Verës. Ndryshe kjo ditë quhet si dita e largimit të dimrit.

Aktivitete të shumta janë organizuar në Elbasan dhe Tiranë, përfshirë festivalin e ballokumes, performanca muzikore e panaire.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe ne vendet e tjera.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Përndryshe disa rrugë do të bllokohen.