Cult

Në Shkup mbahet takim komemorativ për aktorin Luran Ahmeti

03/29/2021 14:22
nga:G C

Në nderim të tij do të mbahet një takim komemorativ në Shkup.

Ishte faqja e Teatrit që njoftoi në rrjetin social Facebook përmes një statusi të publikuar.

“TAKIM KOMEMORATIV për nder të jetës dhe veprës së aktorit Luran Ahmeti 29 mars (e hënë), ora 14.00 në Teatrin Shqiptar Shkup”.

Rikujtojmë se, aktori i ndjerë ka marrë pjesë në një sërë filmash dhe serialesh të njohura turke, si “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Elveda Rumeli”, “Muhteşem Yüzyıl: Kösem”, “Son Yaz Balkanlar”, “Mutlu Ol Yeter” dhe të tjera.

Ndryshe, aktori i njohur shqiptar ndërroi jetë në moshën 46 vjeçare.