Sporti

Në shitje vetëm biletat për ndeshjen kundër Danimarkës

03/08/2019 16:48
nga:M K

Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës kishte lajmëruar që shitja e biletave për dy ndeshjet e Kosovës do të fillonte sot në orën 15:00, kjo nuk ka ndodhur.

Në fakt, në orën 15:00, ka filluar shitja e biletave vetëm për miqësoren e Kosovës me Danimarkën.

Por, tani kanë kaluar 25 minuta dhe ende nuk janë lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e parë të Kosovës në kualifikimet e EURO 2020, kundër Bullgarisë.

Në FFK thanë se së shpejti do të lëshohen në shitje edhe këto bileta, por vonesa po bëhet për t’i shmangur mundësisë së rënies të këtij sistemi.

Gazeta Express tentoi të kontaktojë me përgjegjësin për sistemin online të shitjes së biletave, mirëpo ai nuk i është përgjigjur thirrjes telefonike.

Probleme me këtë sistem ka pasur edhe herën e kaluar, kur ishte bërë për herë të shitja përmes sistemit online. Për shkak të kërkesave të shumta për të blerë bileta, sistemi kishte rënë.

03/23/2019 11:30

Florenzi nuk po këndellet nga lëndimi, ja sa gjatë do të mungojë