Cool

Në shikim të parë dukej si një aksident i frikshëm, në fakt ishte një shaka e bërë nga disa nxënës

05/16/2018 17:22
nga:M H

Një grup i nxënësve në vitin e fundit të shkollës së mesme në Cumberland, Wisconsin, kanë lënë shenjën e tyre të fundit në shkollë, me atë që departamenti policor e ka quajtur si një nga “shakatë më interesante që Shkolla e Mesme Cumberland e ka parë”.

Kur profesorët arritën në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi, ata zbuluan një gjë që dukej si një aksident automobilistik në pjesën e përparme të shkollës së mesme.

 

Aty dukej një makinë në një vrimë të hapur në ndërtesë.

Këto foto fillimisht të japin përshtypjen e një aksidenti, por ai është tërësisht i rremë.

Në inspektim më të afërt, mësuesit vunë re se ishte vetëm gjysma e një makine, e vendosur para një hapësire të zezë që dukej si një vrimë gjigante në mur. /Telegrafi/

08/13/2018 20:09

Aksident trafiku, përplasje mes një kamioni dhe një kombi