Lajme

Në Serbi çuditën me fuqinë e ‘lobit shqiptar’ në SHBA, e pranojnë se është shkak i ngecjeve të tyre

12/07/2017 19:31
nga:A K

Për vite të tëra ‘lobi shqiptar’ përmendet si një nga shkaqet e vështirësive politike dhe diplomatike me të cilat përballen autoritetet serbe.

Në lidhje me këtë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fund të shtatorit të këtij viti ka thënë se ‘shqiptarët pas vetes kanë muskujt e fuqive të mëdha’.

‘Alarm’ dha edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i cili tha se gjatë kohës sa ishte në Uashington ka përjetuar një surprizë pasi afër këshilltarit të presidentit Trump për siguri kombëtare McMaster ka parë të ulet një shqiptar i Kosovës, Yll Bajraktari, transmeton lajmi.net.

Në 2016 u njoftuar se ai dhe vëllai i tij, Ylberi kishin një ndikim të madh në politikën e jashtme të administratës Obama.

Me sa kuptohet, Ylberi mori pjesë së të gjitha mbledhjet e Pentagonit për çështjet e punëve të jashtme si zëvendës shef i shtabit të ish-ministrit të Mbrojtjes dhe është angazhuar në përgatitijen e një marrëveshjeje bërthamore në mes SHBA-ve dhe Iranit.

Është bërë e ditur se vëllezërit nga Prishtina janë bërë qytetarë të SHBA-ve në vitin 2004 dhe në vitin 2007 kanë hyrë në shërbim civil.

Gazetarja Ljiljana Smajloviq ka thënë për B92 se amerikanët janë duke luftuar për interesat shqiptare dhe për t’i bërë ata aleatë.

“Fakti që shqiptarët këshillojnë njerëz të Trumpit në sektorin e sigurisë nuk është shkak i problemeve tona me SHBA-të, nuk e kuptoj se Daçiq e ka ekzagjeruar. Unë mendoj se është më mirë të shpjegohen dështimet tona të kaluara të politikës së jashtme dhe ta justifikojmë të ardhmen.

Ish-ambasadori serb në Uashington, Ivan Vujaçiq ka thënë se në kohën kur ai ishte emëruar ambasador lobi shqiptar ishte shumë më i dobët sesa ai që u tha në shtypin serb./

12/16/2017 11:28

Biden ngushëllon vajzën e senatorit McCain: Ka shpresë, duhet të keni shpresë