Lajme

Në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme po trajtohen 60 pacientë për Covid

01/13/2022 12:03
nga:Y I

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke marrë trajtim spitalor 60 pacientë nga Covid-19, raporton Gazeta Blic.

Prej tyre, 30 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke marrë trajtim spitalor 60 pacientë nga Covid-19.

Prej tyre, 30 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid

“Respektim i masave dhe vaksinim”- Infektologët me apel të ‘fortë’ për qytetarët pas rritjes enorme të rasteve me Covid!