Sporti

Në provë prej ditës së hënë, Interi merr vendim për portierin “veteran” Viviano

02/14/2020 13:16
nga:Mergim Rreci

Portieri italian Emiliano Viviano do të mbetet i papunë, pavarësisht shpresave për të nënshkruar me Interin deri në fund të sezonit, pasi klubi zikaltër ka vendosur përfundimisht që të mos i ofrojë kontratë 34-vjeçarit.

Viviano është futbollist i lirë që prej fillimit të sezonit, pas eksperiencave jo fort pozitive me Sportingun e Lisbonës dhe Spalin, ndërsa pas dëmtimit të Handanovic te Interi, ishte thirrur për të kryente testet mjekësore me zikaltrit.

Megjithatë ndonëse ishte arritur edhe marrëveshja ekonomike, klubi milanez vendosi të mos ia ofrojë kontratën Vivianos, duke parë se rikuperimi i Handanovic ka ecur mjaft mirë dhe se kapiteni do të jetë gati shumë shpejt, përcjell Gazeta Blic.

Interi po tenton në këtë eidciion të ritkhejë titullin e kampionit në “Guisseppe Meazza”.