Lajme

Në Podujevë djali sulmon nënën

07/10/2018 11:25
nga:A. R.

Në raportin  24-orësh të policisë së Kosovës, thuhet se një person në Podujevë është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e tij, njofton Gazeta Blic.

Në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar  në mbajtje.

Policia e Kosovës, po ashtu ka njoftuar se edhe në Prishtinë, një burr ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Pas kësaj, viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, dhe i dyshuari është arrestuar dhe qëndron në mbajtje./Gazeta Blic./

 

 

 

05/26/2020 18:43

Rudari, Fetahu e Bulliqi të gatshëm për zgjedhje në Podujevë, presin vetëm përmirësimin e gjendjes me Covid 19