Lajme

Në Pejë, doktorët me telefona në dorë e pacienti kërkon ndihmë!

06/13/2018 19:32
nga:M H

Për disa doktorë në një qendër të Mjekësisë familjare në Pejë, më e rëndësishme është që të qëndrojnë në telefonat e tyre, se sa ta kontrollojnë pacientin. 

Të paktën papërgjegjësia e këtyre doktorëve shihet në një fotografi, të cilën e ka siguruar “Gazeta Blic”.

Në fotografi shihet qartë se doktorët janë më të përqendruar në telefona se sa ta ndihmojnë pacienten e cila është e shtrirë.

Raste të tilla, ku doktorët janë të papërgjegjshëm ndaj pacientëve, nuk janë të rralla.

Madje, shumë pacientë kanë alarmuar se doktorët as nuk iu ofrojnë ndihmë, pa iu dhënë disa para./Gazeta Blic./

Vlerësoni fotografinë:

08/24/2018 09:33

Aksident i rëndë trafiku në Pejë