Showtime

Në pasarela mode apo në Eurovision? Jonida Maliqi merr 21 këpucë dhe 30 fustane me vete!

05/15/2019 09:37
nga:L I

Në Izrael mbrëmë është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2019, shkruan GazetaBlic.

Në gjysmëfinalen e parë ishin dhjetë shtete që arritën të kalonin në finale, e cila do të mbahet më 18 maj (e shtunë).

Ndërsa nesër do mbahet dhe nata e dytë gjysmëfinale, ku do këndoj dhe Jonida Maliqi dhedo të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Kthehu Tokës”.

Maliqi mbrëmë në tapetin e kuq u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë blu, e me një rrip shumë ngjyrësh.

E intervistuar nga stafi i ‘Eurovizion DE’ Jonida Maliqi ka folur edhe për veshjet e shumta që kam marrë me vete.

“Kam marrë shumë. 30 fustane, 21 palë këpucë , 6 çanta”, është shprehur këngëtarja gjatë intervistës./GazetaBlic