Showtime

Në pamundësi për të bërë dasmë, çifti nga Prishtina bën xhiro me motoçikletë nëpër rrugët e kryeqytetit

04/18/2020 21:36
nga:M K

Ndërkohë që të gjitha aktivitetet janë pezulluar si pasojë e pandemisë së coronavirusit, njerëzit detyrohen të improvizojnë momente kreative për ditët e rëndësishme në jetën e tyre që kanë ndodhur në këtë periudhë.

Dasma të shumta janë shtyrë, por edhe janë anuluar, ndërsa ka pasur të tillë që është dashur të martoheshin pa ndonjë ceremoni.

Një veprim kreativ e ka bërë një çift nga Prishtina, Valon Krasniqi dhe Erza Ismajli, që në pamundësi për të bërë dasmë, kanë vendosur që të bëjnë xhiro rrugëve të Prishtinës me motoçikletë me rastin e martesës së tyre.

Telegrafi e ka siguruar një video, në të cilën shihen dhëndri i veshur me kostum dhe nusja me fustan nusërie duke ecur me motoçikletë, gjë që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Në këtë mënyrë, ata kanë treguar se dashuria mund të shprehet në forma të ndryshme dhe të pazakonta në një periudhë jo të zakontë.

07/08/2020 23:24

Prishtina kërkon shkarkimin e Malazog Hoxhës, thumbon edhe Dritën