Lajme

Në orë të vona, Vetëvendosje mbledhi kryesinë e saj, ja çka u diskutua

02/02/2020 22:07
nga:Norë Kelmendi

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sonte ka mbledhur kryesinë e partisë së saj,  pas disa orësh të konfirmimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan GazetaBlic.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci e cila tha se në mledhjen e kryesisë së kësaj partie është diskutuar rreth seancës së nesërme për formimin e qeverisë.

Nagavci tha se brenda mbledhjes është diskutuar edhe rezultati i referendumit i cili ka filluar sot në Lëvizjen Vetëvendosje për anëtarët e saj, nëse janë pro apo kundër marrëveshjes me LDK-në.

Ajo tha për GazetaBlic se 90 përqind e anëtarëve të VV-së, kanë votuar pro marrëveshjes me LDK-në.

“Po jemi taku, kemi folë për ditën e nesërme, për seancë, ato zhvillime t e ditës që sot ju i keni përcjellë, për rezultatet e referendumit, mbi 90 përqind të anëtarëve të VV-së kanë votu pro marrëveshjes”, tha Nagavci për GazetaBlic.

Kujtojmë se gjatë kësaj dite, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të kryesisë për emërimet e ministrave dhe posteve të tjera.

03/30/2020 11:35

Nagavci: Deputetët që votuan rrëzimin e Kurtit, i hapën rrugë planeve të Thaçit!