Opinion

Në mes dy të vërtetave

01/25/2018 15:30
nga:Arton Muhaxheri

Problemet brenda subjekteve politike gjithmonë bëjnë lajm për opinioin publik e sidomos kur ato janë shumë afër të ndarjes në dy pjesë, ashtu siç po ndodh edhe me Levizjen Vetëvendosje.

Për disa arsye problem i ndarjes së Vetëvendosjes futi në loj shumë akter brenda dhe jashtë këtij subjekti politik. Përveç që u inkuadruan  njerëzit që e kishin luften  mes veti brenda levizjes, poashtu  pjesë të  lojes u bënë edhe ish-anaterët e Vetëvendosjes , kundershtarët politik ,analistët politik etj. E gjithë kjo ka ndodh për shkak se Vetëvendosje krijoj standard që as vetë nuk pati mundësi ta përballoj.

Secili nga personat jashtë Vetëvendosjes që janë kyçur me deklarata dhe komente për ngjarjet në këtë subjekt politik së paku njëherë kanë qenë të linçuar në mënyrë të organizuar nga aktivistët e Vetëvendosjes vetëm pse kanë shprehur një mendim që mund të mos i ketë pëlqyer liderëve të kësaj partie. Të njejtën gjë tashmë ata janë duke e praktikuar në luften në mes veti.

Lufta në Vetëvendosje ka kaluar në fazen e metastzes ku ndarja e tyre është e pashmangshme e cila po bëhet krejtësisht për interesa  personale ashtu edhe siç po shihet nga deklarimet e tyre publike, asgjë nuk do të përfundoj me kaq sepse problemi do të zbresë tashme tek aktivsitat të cilët duhet të zgjedhin në mes dy të vërtetave, sepse  të dyja palet jane duke thënë të vërteten;  ashtu siç është e vërtetë kur Dradan Molliqaj thotë se Albin Kurti dëshrionte koalicion  me PDK’në po aq është vërtetë se në Vetëvendosje ka pasur edhe ngacmime seksulae ndaj vajzave. Të pakten tashme jane deklarata  publike të thëna  njëri grup ndaj tjetrit e që do të duhej të merrej edhe prokuroria.

Ajo që duket që do të ndodh shpejtë është ndarja e Vetëvendosjes por ajo që do të merr kohë për tu ndarë janë aktivistët të cilët ndodhen në paqartësi totale për gjithçka që kanë dëgjuar dhe po vazhdojnë të dëgjojnë nga idhujt e tyre politik dhe natyrisht as kjo ndarje nuk do të kaloj pa probleme

Aktualisht të dy palet po luajnë me ndjenjat e aktivistëve sepse deri sa nuk është bërë publik problemi brenda Vetëvendosjes aktisvitët nuk e kanë pasur fare të ditur se levizja e tyre e zemrës ka problem të mëdha. Meqë ata kanë ditur mire ta fshehnin për një kohë problemin nga mediat e kanë fshehur edhe nga aktivistët  sepse këta të fundit besonin verbërisht në të dhe në njerëzit që i udhëheqnin. Aq ka qenë besimi i madh sa që aktivistet e rinjë edhe në erë do të hidheshin vetën nëse kjo do të ju kërkohet për ta arritur një qëllim politik për partinë e tyre.

 

Aktivistet si arma kryesore e këtij subjekti politik tash së voni e kanë kuptuar se edhe janë mashtruar edhe janë manipuluar edhe janë gënjyer nga ata që ju kanë besuar, porandaj zgjedhja e tyre është më e vështira, sepse duhet të zgjedhin në mes dy të vërtetave të hidhuar për ta, ose ta bëjnë zgjedhjen e mesit që është jashtë këtij subjekti politik.

Vetëvendosja u thirë në aktivizëm por nuk ua kthej as për së afërmi aktivistëve kontributin dhe sakrificen që ata kanë bërë për këtë levizje politike pavarësisht riskut që kanë marr mbi vete.