Lajme

Ne media u raportua se Pompeo e Grenell nuk e takuan Albin Kurtin, kjo është deklarata nga Qeveria e Kosovës

02/15/2020 14:56
nga:Norë Kelmendi

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme se nga konferenca e mbajtur në Munich, janë mbyllur dyert për Kyreministrin Kurti nga aleati kryesor i Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Sipas mediave, Pompeo dhe Grenell refuzuan ta takojnë Kurtin.

Për më tepër, u tha se asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do të takohet me Kurtin pa e hequr tarifën për mallrat serbe.

Por nga Qeveria e Kosovës, duket se nuk janë të informuar për këtë rast.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, tha për GazetaBlic se ata nuk kanë informacione që ka ndodhur një ngjarje e tillë.

“Jo nuk kemi informacione që ka ndodhë diçka e tillë”, tha Abazi për GazetaBlic.

Aktalisht kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke qëndruar në Mynih të Gjermanisë ku po mbahet dita e dytë e Konferencës së Mynihut për Siguri.

Ai sot nga Mynihu u deklarua për DW edhe për shumë çështje të cilat po zhvillohen atje, deri sa tha se në çdo takim, po kërkon liberalizimin për Kosovën.

“Në çdo takim bilateral që po zhvilloj këtu në Munih, po kërkoj liberalizim e vizave për Kosovën sepse kemi plotësuar të gjitha kriteret. Mungesa e lëvizjes së qytetarëve tonë është praktikisht shkelje e të drejtave të njeriut”.

Kurti tha se përmes shtetit të së drejtës që do ta bëjë Qeveria e re do të përmirësohet edhe imazhi i Kosovës në këtë drejtim.

“ E di se imazhi i vendit tonë s’është si duhet, por pikërisht me shtetin e së drejtës që po dëshirojmë ta krijojmë, liberalizimi i vizave është mirë që të ngjajë sa më parë sepse kemi një diasporë të madhe dhe në anën tjetër pagesat për vizat po ja vështirësojnë edhe më shumë gjendjen atyre. Nuk do të ketë ikje të qytetarëve për shkak të liberalizimit. Remitencat që i dërgojnë në Kosovë tregojnë se ata nuk kanë dalë nga Kosova. Shqiptarët nuk dalin nga Kosova sepse dalin për t’u kthyer”.

Sekretari Pompeo dhe Ambasadori Grenell refuzojnë ta takojnë Kryeministrin Kurti

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria