Lajme

Në Kosovë vazhdon rritja e çmimeve të prodhimeve bujqësore

02/09/2018 15:33
nga:M H

Në tremujorin e fundit të vitit 2017 ka pasur rritje prej 2.57 për qind të indeksit të përgjithshëm të çmimeve të prodhimeve bujqësore, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më herët.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë nëpër tregje, ferma dhe në vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 0.79%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 4.41%.

11/19/2018 22:49

Dimri sapo ka filluar, këto janë temperaturat për nesër