Lajme

Në Kosovë mungojnë maskat mbrojtëse ndaj koronavirusit

02/24/2020 20:42
nga:Norë Kelmendi

Një shqetësim u është shtuar sot qytetarëve që kërkonin masa mbrojtëse. Nëpër shumicën e barnatoreve të kryeqytetit nuk ka fare maska.

Kjo gjendje është në shumicën e farmacive të Prishtinës së orët e mbrëmjes së të hënës.

“Për momentin nuk kemi. Gjatë ditës kemi pasur rreth 2 mijë cope por janë harxhuar’, tha një farmaciste për Klan Kosovën.

Ajo tha se pati qytetar që bleu deri në 20 maska.

Por këtë fat nuk e patën edhe ata që dolën të kërkojnë këtë material mbrojtës në mbrëmje.

Në 11 farmaci të vizituara në kryeqytet vetëm në dy prej tyre gjenden maska të thjeshta të fytyrës dhe atë në sasi shumë të limituar.

Në këtë situatë disa farmaci po shfrytëzojnë rastin dhe kanë ngritur çmimet e maskës prej 10 cent në 40 cent.

03/29/2020 11:53

15 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon numri në 212