Robert Lewandowski iu bashkua Barcelonës vetëm këtë verë, por ai e kishte bërë të qartë disa muaj më parë se ëndërronte të bëhej lojtar i Blaugranas. Ai u përshtat menjëherë.
Pas përfundimit të pauzës për Kupën e Botës, ai ishte ndër të parët që u rikthye në stërvitje, duke shkurtuar pushimet e tij dhe tani në një intervistë për mediat e klubit ai pranoi se nuk ka asgjë më të mirë për të sesa të jetë te Barcelona.
“Kur isha në Kupën e Botës dhe isha larg qytetit të Barcelonës, nga klubi, ishte shumë e vështirë për mua. Kur u ktheva, u ndjeva sikur po kthehesha në shtëpi. Isha larg klubit dhe qytetit tim dhe kjo ndjenjë do të thotë shumë për mua. Jam shume i lumtur”. /G.D abcnews.al/