Lajme

Në këtë mënyrë PDK shpreson të rikthejë Prizrenin

11/21/2017 13:10
nga:anonymous1000144531

Zgjedhjet e 19 nëntorit rezultuan me humbje të lehtë të Partisë Demokratike të Kosovës karshi Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prizren. Mirëpo, dega e PDK-së në këtë komunë ka bërë disa ankesa në PZAP rreth rinumërimit për disa qendra .

Kandidati për kryetar nga PDK-ja, Shaqri Totaj, në një prononcim për “Indekosnline” shprehet i bindur se se nëse merren parasysh ankesat e tyre, atëherë pritet të ketë ndryshim të rezultatit.

“Po presim sepse ka mundësi që rezultati të ndryshohet sepse ne kemi bërë edhe një ankesë për rinumërim në disa vendvotimeve në të cilat ka pas parregullsi. Ankesa jonë është aprovuar dhe presim rezultat prej saj. Po ashtu janë edhe 1600 vota me kush të pa numëruara. Numerikisht ka mundësi të ndërrohet rezultati dhe unë pres që do të ndërroj.”, ka thënë Totaj.

Në balotazhin për zgjedhjet lokale, Mytaher Haskuka ka fituar 50.32 për qind, ose 25.509 vota.

Ndërsa Shaqir Totaj, ka dalë i dyti me 49.59 për qind ose 25.180 vota. /Indeksonline/

12/11/2019 13:20

Haradinaj njofton se janë rikthyer në Shqipëri personat e fundit të strehuar në Parkun Inovativ në Prizren