Lajme

Në këtë bankë të Kosovës, Arbër Vllahiu ka 13 euro para të gatshme ndërsa fëmijët e tij 3 euro!

06/12/2018 21:48
nga:D.I

Këshilltari tjetër i Kryeministrit, Arbër Vllahiu ka deklaruar se në bankën Raiffeisen në Prishtinë posedon 13 euro para të gatshme, raporton Gazeta Blic.

Në deklarimin e tij në Agjencinë Anti Korrupsion, Vllahu tek pjesa ku tregon se sa para të gatshme ka nëpër banka, përveç 13 eurishit simbolik, ai ka ruajtur shuma tjera të majme për bankat e tjera. Ai ka gjithsej 11 mijë 450 euro në NLB.

Në pjesën e të dhënave shtesë ka thënë se * Shuma prej 9.400 euro të deklaruar si mbajtje në NLB Banke është pjesë e mbetur nga rreth 24.000 euro dëmshpërblim për punën 11 vjeçare (mars 2000 – tetor 2011) ne BBC – Sherbimi Boteror/Seksioni Shqiptar, pas mbylljes ne vitin 2011.

Bashkëshortja e tij ka 1 mijë e 200 euro para të gatshme, ndërsa, fëmijëve u ka lënë  3 euro, siç duket për mësysh.

Vllahiu posedon një banesë me vlerë prej 200 mijë eurove për të cilën ka deklaruar se e ka trashëgimi.
Këshilltari i kryeministrit vozitë makinë me vlerën prej 10 mijë e 500 euro.

Në anën tjetër ka deklaruar se ka kredi prej 3 mijë euro.

Tek përshkrimi i hollësishëm i të hyrave vjetore, Vllahiu merr nga Zyra e Kryeministrit 517 euro, ndërsa gruaja e tij merr shumën prej 1,080 euro neto.

Për ta parë pasurinë e plotë të Arbër Vllahiut , klikoni KËTU.

06/20/2018 08:30

Femra, drogë dhe jeta e luksit e 3 shqiptarëve të arratisur nga burgu