Lajme

Në Gjykatën Themelore mbahet seanca përfundimtare ndaj Sami Lushtakut, ja kur merret vendimi

04/10/2020 13:26
nga:Mergim Rreci

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca përfundimtare për arratisjen e Sami Lushtakut nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), Sipas aktakuzës, arratisja e ish-kryetarit të Skenderajt nga QKUK-ja kishte ndodhur në maj të vitit 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ai ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.

Për këtë vepër po akuzohen gjithsej 19 persona të cilët janë përfshirë në arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK. Kjo lëndë është zvarritur nëpër gjyakata për plot 6 vite duke rrezikuar që të lënda në muajin Maj të parashkruhet mirëpo sipas burimeve të Indeksonline gjykata Themelore në Prishtië pritet që ta shpallë aktgjykimin për kë të lëndë të marten e javës së ardhme.

Në këtë aktakuzë përveç Sami Lushtakut ishte akuzuar edhe gruaja e tij Mirvete Lushtaku por për këtë rast, bashkëshortja e Lushtakut, Mirvete Lushtaku, më 4 dhjetor 2019, është dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi është shpallur fajtore se ka mundësuar arratisjen e Lushtakut nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK).
Por, ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarës është zëvendësuar me gjobë, në shumë prej 3500 euro, të cilën nëse nuk e paguan, dënimi do t’i shndërrohet me burg.

Aktgjykimi ndaj saj ishte shpallur pasi që më 2 dhjetor ishte aprovuar marrëveshja për pranimin e fajësisë, pas së cilës edhe ishte veçuar procedura ndaj saj.

Gjithashtu për arratisjen e Sami Lushtakut po akuzohen edhe djali i tyre Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Bajram Dibrani, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena