Lajme

Në Ferizaj mbahet takimi i deputetëve me qytetarë

07/05/2018 19:36
nga:A. R.

Kuvendi i Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018.

Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet nesër në Ferizaj, në Teatrin “Adriana Abdullau”, ku do të marrin pjesë deputetët Lutfi Zharku, Valon Ramadani, Faton Topalli, Time Kadrijaj, Enver Hoti, Danush Ademi, Labinot Tahiri.

12/12/2019 11:11

Kapen duke luajtur bixhoz, policia ndalon 13 persona në Ferizaj