Uncategorized

Në Egjipt gjenden mbetjet e një piramide 3.700 vjet të vjetër (FOTO)

04/03/2017 22:28
nga:M H

Të mbeturat e një piramide të ndërtuar diku rreth 3 mijë e 700 vite më parë janë zbuluar në Egjipt, thotë ministria e antikiteteve.

Një korridor i brendshëm dhe një bllok, në të cilën ishin skalitur dhjetë vargje me hieroglife, ishin mes të gjeturave në varrezën mbretërore të Dahshurit, në jug të Kairos, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ministria tha se këto mbetje ishin në gjendje shumë të mirë dhe se gërrmimet po vazhdonin në tentim të zbulimit të mëtejmë, dhe të gjetjes së madhësisë së piramidës.

Besohet se kjo piramidë është ndërtuar gjatë dinastisë së tretë faraonike.

08/26/2018 15:43

Njerëzit që postojnë foto sa herë ushtrojnë, kanë probleme psikike