Sporti

Në ditëlindjen e 16, nënshkruan kontratë 5 vjeçare me Llapin

06/27/2020 19:50
nga:M K

Futbollisti i ri i Llapit, Diar Vokrri, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga “Zahir Pajaziti”, pikërisht kur po festonte 16 vjetorin e lindjes.

Diari është prodhim i akademisës së klubit, ndërsa vie nga fshati i lindjes së legjendës, Fadil Vokrri, Svecël, përcjell GazetaBlic.

Ai është mesfushor defansiv, derisa llogaritet si njëri nga talentet më premtues të ekipit llapian.

Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi vetë klubi “bardhë e kaltër” përmes rrjeteve sociale.

Diar Vokrri nënshkruan kontratë profesionale16 vjeçari në ditën e ditëlindjes shpërblehet me kontratë 5…

Publiée par K.F. Llapi sur Samedi 27 juin 2020

/GazetaBlic/

08/04/2020 18:53

Llapi s’ka të ndalur, prezanton edhe një tjetër përforcim