Opinion

Ne deshëm iliri dhe bëmë një minishqipëri. Majfton!

11/29/2018 10:36
nga:Xhemal AHMETI

Kush vonë vëren ortekun o i ndodhë mrekullia e shpëton o ikë për… vdes. Kapaciteti inteligjent i shteteve dhe shoqërive shqiptare mjafton vetëm aq sa për t’i bërë dëm vetes.

Ky është rezultati lapidar i çdo kalkulimi, nisja djathtas po deshe apo majtas e njëjta të del. Po të mendonin këto primateri që pas çlirimit të Kosovës në përmasa kulturosferike, nuk do t’u ndodhte kjo: rivënia e Kosovës në modusin e tregtueshmërisë!

Ky është njëri nga ato gabimet e shumta fatale të historisë shqiptare. Disa nga këto i festuam deri dje. U ndodhë se nuk dëgjojnë. Nuk lexojnë, por vetëm flasin si papagaj floskat e tyre turbo-patriotike pa fije përmbajtjeje.

Tashmë ndodhi. Shumica absolute e aleatëve kryesorë të Kosovës kërkojnë marrëveshje prej saj me Serbinë. Ajo indirekt tashti kërcënohet edhe me izolim – edhe nga NATO që duhej të qëndrojë në statusin e saj „apolitik“. Nga viktima e privilegjuar kosovarët shndërruan veten në fabrikë veprimesh për tu refuzuar. Me ndihmën e mëmëdheut natyrisht. Ose të atyre që ende kanë mbetur aty dhe bëjnë raketa me minare, xhami, kisha, sillen si eskobarë të penduar opozitarë e pozitarë dhe saherë çmenden presin gishta policesh ende fytyrëfëmijë.

Një nga gjithë këta është djallëzisht i zgjuar. Thaçi edhe taksën ua instrumentalizon për versionin e tij, në trajtën: “hë tash s‘keni kyçje si ashtu atje, më mirë ta heqim „kalin e Trojës“ qafe. Ndryshe do ta çrregullojë Kosovën sa të jetë”. Ai dinë të luaj shah politik, tjerët që gjoja e kundërshtojnë janë politikisht infantilë. Ose që të gjithë janë pionë, por luftojnë edhe për një çik dinjitet të shtrembëruar nën hijen e tij. C‘est la vie. Kështu duket e lexohet nga gjithë ata, ata që kanë sy. Thaçit ia pret udhën vetëm ndonjë X politikisht gjeni.

E ky i fundit edhe po ekzistoj nuk është në opozitë e as në këtë qeveri.

Si tash ma tutje?

Gjendja në krizë, ka përherë dy alternativa: 1. Reagimi idiotesk dhe përfundimi në greminë ose 2. Shfrytëzimi i krizës për regjenerim dhe triumfin për një modus të ri – për të dytën duhen Thaçë por jo pro Serbi. Ngase, po u bë ndarja e Kosovës, dmth pa Luginë, Trepçe e Ujman vulën e Esadit në ballë do t‘ia vizatojnë kronikët dhe çdo afin për të shkruar histori.

Po ç‘ndodh e ç’bëhet vërtet? Jashtë këtyre floskave subjektive të pafuqisë së autorëve emigrant dhe miliona tjerëve si unë vetë, çka mund të bëhej e bëhet?

II.

Rexhep Qosja paska shkruar votëdhënshëm për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Gjeografia e këtij shkëmbimi sipas tij duket kështu: Kosova merr Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin dhe jep Zubin Potokun, Leposaviqin dhe Zveçanin – pa Trepçën dhe Ujmanin natyrisht! Kjo sipas akademikut politikisht tejet të kontestuar do të korrigjonte një shkëmbim të dhunshëm administrativ të viti 1945“ dhe do të zgjidhte përfundimisht kontestin kosovaro-serb.

Po në të njejtën kohë festash nëntori kryeministri kosovar Ramush Haradinaj botoi një tekst në të përditshmen amerikane „Washington Post“, kur refuzon çdo lloj këmbimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Faktet e tij brenda tekstit duken kështu: Serbia kërkuaka një pjesë të territorit të Kosovës si këmbim për mos e penguar në rrugëtimin e saj si shtet. Zotim që nuk iu besuaka kurrë. Me këtë ri gllabërim të tokave të Kosovës Serbia dëshiruaka „krijimin e një shteti etnikisht të pastër”. Kushtetuta e Kosovës (Koment: e Athisarit që bëri serbët kal troje) nuk e lejuaka këtë dhe me këtë do krijohej një precedent i rrezikshëm për gjithë Ballkanin.

Rikapitulimi i pozicioneve konsiderueshëm: Qosja shpalon versionin e Thaçit si racional, pragmatik dhe historik. „Ai“ kërkon shkëmbimin e tri komunave serbe me ato kosovare duke sugjeruar sigurinë se kjo marrëveshje qenka në diskutim dhe se vetëm në këtë mënyrë ndodhë një marrëveshje historike dhe e domosdoshme serbo-kosovare. Ndërkaq Haradinaj nuk përmend fare shkëmbimin por vetëm ndarjen e veriut nga Kosova me çmimin që ky shtet mos pengohet nesër për ta marrë një ulëse në OKB.

Theksin qendror teksti i Haradinaj megjithatë e vë në ruajtjen e Kosovës multietnike dhe mbrojtjen e Ballkanit nga trazira të reja. E këto s‘janë aspak fakte, por spekulime rreth sigurisë së Ballkanit dhe në favor të idesë tashmë të vdekur të multikulturalizmit andej ku u provua.

Gjersa pledoajeja e Qosjes shquhet nga një qartësi kristaline teleologjike, teskti i Haradinajt është konfuz ngase kërcënon dhe njëkohësisht paralajmëron sinjale dorrëzimi: „Ne nuk do ta bëjmë këtë – përkundrazi, ne do të ngrihemi kundër atyre që duan të na shfrytëzojnë, duke punuar në të njëjtën kohë për një marrëveshje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse„! Për nga kombinimi kodik i i fjalës së fundit „punojmë për një marrëveshje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse“ duket qartë se mendohet pro marrëveshjes Vuçiç – Thaçi, por aktualisht kërkohen garanci edhe më shumë nga Serbia se ajo nuk do mashtrojë ose kalkulimi ka për bosht më shumë politikën e brendshme në favor të koalicionit aktual se sa ujdinë shqiptaro -serbe. Demë Goga me pardesy analfabetësh.

Analiza: Qosja dinë me fakte dinë të sugjerojë, kërkojë. Haradinaj s‘dinë të argumentojë. Ose Ghostwriter-ët e tij ia bëjnë qëllimisht për ta ekspozuar me arsyetime që të bindin masat për të kundërtën e asaj çka thotë ai ose siç thamë, de facto marrëveshja është pranuar por bëhen lojëra për politikë të brendshme. Ai shkrim në “Washington Post” mbetet thikë me dy teha ose analistësh të pasigurt në versionet e tyre – qoftë për shkaqe shërbimesh apo truri të ndarë në dysh.

III.

Ç’të bëjm tash? Ti këmbejmë tri katunde serbe me Luginën e Preshevës apo jo? Sjell kjo debllokadën serbe për finalizimin e shtetësisë së Kosovës apo jo? Nëse pyesni idealistin do ju thotë: jepni edhe hekurat e Trepçësh për vllaun e Luginës! Nëse pyet pragmatikun ky kërkon garanca për këtë. Nëse pyet materialistin ai thotë po na lanë Ujman e Trepçë jepja edhe Mitrovicë Veriu; nëse pyet institucionalistin ahtisarien të thotë: ky shtet me këta kifij mbi të gjitha!
Ç’të bëjm tash e ç’qëndrimi të mbajmë?

Ky është i imi:

Lugina të bëhet Kosovë siç ishte. Trepça dhe Ujmani janë kosovare. Palla s’më ha se a bëhemi precedent ballkani apo jo. Kështu të ndarë e bërë copë skam arsye si shqiptar të mbrojë fqiun që s’më do.

Flas si shqiptar. Flas si i drejtë. Nëse çmimi është serbet shtet sabotues të Kosovës me iu heq qafe, duke fituar Luginën unë jam për këtë!
Dhe nëse serbët janë dakord për këtë, kjo edhe do bëhet!