Lajme

Në Colmar të Francës protestohet për Ramush Haradinajn! (Foto)

04/01/2017 14:33
nga:Gazeta Blic

Sot në Colmar të Francës kanë protestuar qindra shqiptarë nga mbarë Europa për lirimin e ish Kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK, Ramush Haradinajt.

Është kjo protesta e fundit që shqiptarët organizojnë para seancës së radhës, me 6 Prill kur Gjykata e Apelit në Colmar do të shqyrtojë rastin e Haradinajt i cili në këtë shtet po mbahet nga 3 Janari i këtij viti me kërkesë të Serbisë për ekstradim.

Ramush Haradinaj ka kaluar në dy Procese në Hagë nga të cilat është liruar si i pafajshëm.

Ndalimi i tij në Francë ka ngjallur valë solidariteti nga shqiptarët në krejt Europën.

Gazeta Blic në vijim u sjell fotot nga Protesta që sot u mbajt në Colmar

12/09/2018 12:34

Mënyra se si Edi Rama përshëndet kryeministrin Haradinaj do iu shkrijë së qeshuri!