Lajme

Në Bruksel gazetarët paguajnë 50 euro për raportim nga samiti

08/01/2018 18:56
nga:L I

Gazetarët që monitorojnë zhvillimet në Bashkimin Evropian në Bruksel janë ankuar se Belgjika po shkel lirinë e medias pasi u tha se do të duhet të paguajnë nga 50 euro për raportim nga samiti i ardhshëm i liderëve të BE, raporton Reuters.

Agjencia shkruan se gazetarëve në protestë kundër këtij vendimi të autoriteteve belge iu bashkuan sot edhe zyrtarët e BE-së, të cilët i kërkuan qeverisë në Bruksel të organizonte samitin për të “ndërrojë serish mendim” për ligjin e ri që ngre koston e kontrollit të sigurisë në takimet e Unionit.

07/24/2020 16:25

Rexhep Selimi i drejtohet Avdullah Hotit: Kryeministër, na turpërove në Bruksel