Geek

Në Austri nis prodhimi i BMW Z4 të ri

11/11/2018 23:04
nga:M H

Në fabrikën e Grazit do të prodhohet Toyota Supra e ardhshme, e zhvilluar nga kompania japoneze në bashkëpunim me BMW.

Për më tepër dy makina, Magna Steyr në fabrikën e saj, që nga viti 1979, prodhon klasën legjendar Mercedes G.

Këtu nuk është fundi i modeleve të kompanive të ndryshme të makinave botërore që janë duke u prodhuar në Graz, pasi që Jaguar po ndërton crossoverin e saj elektrik, I-Pace në fabrikën e këtij qyteti austriak.

Në fabrikën e kompanisë Magna Steyr prodhohene dhe modelit SUV Jaguar E-Pace dhe BMW Seria 5. Magna Steyr vlerëson se 200,000 makina do të ndërtohen në Graz në 2018, e cila është afër kapacitetit maksimal të këtij impianti.

Sipas Automotive News, kompania aktualisht po planifikon të ndërtojë një fabrikë tjetër që do të ishte e vendosur në Amerikën e Veriut ose në Kinë, transmeton KosovaPress.

BMW Z4 prodhohet në tre versione. Në krye të ofertës, M40i është i pajisur me motor benzinë të rregullt me 6 cilindra 3.0 litra që siguron 340 kuaj fuqi.

Blerësit kanë në disponim edhe dy versione me benzinë: BMW sDrive20i me motor turbo 2.0 TwinPower me 197 kuaj fuqi, ndërsa BMW sDrive30i gjithashtu mundësohet nga një motor 2.0 litra që prodhon 258 kuaj fuqi.