Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në 24 vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, kanë shpalosur pllakën dhe portretin përkujtimor të tij në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abdixhiku tha se së bashku me familjarët e tij e kanë kujtuar Mustafën si atdhetar, veprimtar, shkrimtar dhe krijues.
“Xhema i vjetër u morr nga familja herët e padrejtësisht në hyrje të banesës së tij; Xhema i ri, na shfaqet secilën ditë tek Besiani sot – një mik, një profesionist e një patriot i kohës sonë!Portreti i Xhemail Mustafës i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, na qëndron si kujtesë e fortë e themeleve të forta të Republikës, mbi të cilat themele deryrohemi ta bëjmë të ardhmen që pret për ne” shkruan Abdixhiku në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në 24 vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllaun Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni!
Xhema i vjetër u morr nga familja herët e padrejtësisht në hyrje të banesës së tij; Xhema i ri, na shfaqet secilën ditë tek Besiani sot – një mik, një profesionist e një patriot i kohës sonë!
Portreti i Xhemail Mustafës i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, na qëndron si kujtesë e fortë e themeleve të forta të Republikës, mbi të cilat themele deryrohemi ta bëjmë të ardhmen që pret për ne!
Besian Mustafa
Lidhja Demokratike e Kosovës