Lajme

Në 18-vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori Avni Hajredini

02/13/2018 14:47
nga:M H

Në 18 -vjetorin e rënies, në komunën e Mitrovicës u përkujtua sot dëshmori Avni Hajredini.

Hajredini kishte rënë dëshmor në mbrojtje të shqiptarëve në “Lagjen e Boshnjakëve”, që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Siç njofton komunikata nga zyra për informim e komunës së Mitrovicës, në pllakën përkujtimore ku u vra Avni Hajredini, nga ushtarët e KFOR-it, në veri të lumen Ibër, në “Lagjen e Boshnjakeve” dhe tek varrezat e dëshmoreve në Shipol, u vunë lule të freskëta dhe kanë bërë homazhe familjarët e dëshmorit, nënkryetari Faruk Mujka, drejtorët komunal, përfaqësues të lagjes dhe qytetarë të tjerë. Mujka ka folur për figurën emblematike të luftës për çlirimin e vendit dhe vendosmërisë e përkushtimit për të mbrojtur edhe pas përfundimit të luftës në Mitrovicë.

Ai tha se shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës janë sulmuar vazhdueshëm nga bandat serbe. “Dëshmori Avni Hajredini, është një figurë e jashtëzakonshme që meriton respekt e nderim për jetë e mot. Ai në të gjitha rastet dha maksimumin për të mirën e kombit e të atdheut dhe sidomos për të mirën e Mitrovicës. Mbrojti me ngulm mësimin shqip nga policia kriminale, luftoi si luan për çlirimin e vendit nga okupatori dhe ra heroikisht në mbrojtje të shqiptarëve të lagjeve veriore të Mitrovicës ”, ka thënë nënkryetari Mujka.

Për kontributin e dëshmorit Avni Hajredini, për çështjen kombëtare dhe për çlirimin e vendit e të Mitrovicës, folën edhe familjarët e tij.